Largimi i Besa Shahinit, Mehmeti: Nuk duhet të ishte në atë post, papërgjegjshmëri e qeverisë

0
149

Për ekspertin e arsimit, Ndriçim Mehmeti, largimi i ministres së Arsimit në ditën e parë të shkollës tregon papërgjegjshmërinë e plotë që ka qeveria. Për A2 ai u shpreh se pas largimit të Besa Shahinit, në krye të Ministrisë së Arsimit tashmë do të jetë Evis Kushi.

”Largimi i Besa Shahinit nuk është lajm. Besa nuk duhet të vinte fare atje ku ishte. Kjo tregon papërgjegjshmërinë e plotë të qeverisë. Po të ishte një kryeministër tjetër nuk do ta kishte pritur fare, do të kishte bërë një zëvendësim në heshtje dhe do të kishte kërkuar faje publike të gjithë shqiptarëve për mënyrën se si këta e trajtojnë shtetin. Në ditën e parë të shkollës, në vend që të merresh me hallet e saj, ti shikon hallin tënd dhe largohesh. Nuk është se ka pasur ndonjë lidhje të brendshme dhe ndjeshmëri. Largimi i saj është ky që është për të cilin unë nuk doja të merresha shumë. Megjithatë po them se është një papërgjegjshmëri totale e njerëzve që kanë marrë në dorë për të qeverisur këtë vend dhe për të menaxhuar jetët tona”, u shpreh Mehmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here