Standard.al

Kryemadhi zbulon skandalin në Roskovec: Si u mor prona që vlen miliona euro

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi një skandal në programin Çim Peka LIVE. Ajo tha se në Roskovec, familjari i një zyrtari socialist ka marrë me një çmim qesharak një pronë, e cila më pas i është dhënë për miliona euro kompanisë Bankers.

“Mos kujto se unë e kam të kollajshme të përmend emrat e oligarkëve dhe t’i bëj ata tabelë qitje. Për mua ështe çështje fenomeni.

Në Roskovec është marrë një pronë shtetërore për 500 mijë lekë të vjetra nga një i afërm i një zyrtari socialist dhe i është dhënë kompanisë Bankers për 2.4 milionë euro.

Këto para që shkojnë në xhepin e tij, mund të ishin dhënë për subvencione për bujqësinë apo për fermerët që kanë mijëra hektarë ferma me zero subvencion,” tha Kryemadhi.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.