Standard.al

‘Frika apo shpresa’/ Zekthi: 4 vite të tjera me Edi Ramën janë shkatërrimtare

0

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pedagogu Fitim Zekthi, u shpreh se sasia e votave që nuk e duan këtë qeveri është më e madhe se sasia e votave që do të votojnë për opozitën, por kjo nuk do ta pamundësojë rotacionin politik në vend.

I ftuar në studion e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun”, Zekthi theksoi se njerëzit do të votojnë për frikën dhe jo mbi shpresën, çka do të thotë se vota do të jetë kundër frikës së qëndrimit të Ramës në pushtet, por nuk la pa përmendur dhe shpresën që ngjall opozita.

“Sasia e njerëzve që nuk e duan këtë qeveri është më e madhe se sa sasia e njerëzve që do të votojnë opozitën. Kjo gjë nuk do ta pamundësojë rotacionin, rotacioni do ndodhë pasi opozita e gëzon shumicën e njerëzve. Në kokën e njerëzve vërtitet si një disk se 4 vite të tjera me Edi Ramën do të jetë shkatërrimtare. Ka dy mocione kur votojnë njerëzit, frika dhe shpresa. Sigurisht njerëzit do të votojnë në radhë të parë nga frika, pasi mandati i tretë i Ramës do të jetë shkatërrimtar dhe e çakordon të menduarin e çdo njeriu normal në Shqipëri, me përjashtuim të atyre që janë besnikë të Parstisë Socialiste dhe atyre që përfitojnë prej pushtetit. Do prevaloj frika mbi shpresën por ka edhe shpresë”.- u shpreh Zekthi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.