Standard.al

“Rikthehemi edhe më të fortë”, Ylli Ndroqi mesazh stafit të televizionit dhe shikuesve

0

Nga kjo e hënë (14 shtator) në RTV Ora dhe Ora News nis sezoni i ri televiziv, me rikthimin e emisioneve dhe nisjen e mjaft programeve të reja.

Për shkak të rrethanave ku ndodhet media, Presidenti i “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi përshëndet përmes një mesazhi jo vetëm stafin por dhe shikuesit duke i siguruar se asgjë nuk do të ndalë.

Madje duke përshëndetur ata me të cilët nisi udhëtimin 14 vite më parë, ai thekson se themelet e forta dhe të vështira të një gazetarie të lirë, tashmë janë kthyer në një kështjellë.

Ylli Ndroqi: Në këto vite ishim aty ku shumë nuk guxonin të shkonin dhe jo vetëm ngjarje që tronditën vendin, apo sollën ndryshime të mëdha, por dhe në problemet që çdo familje shqiptare ka.

E për këtë ju jam falenderues për themelet e një medie të fortë, për ngritjen e një gazetarie që shumë e duan. Ora News do të vazhdojë të sfidojë jo vetëm të parët për lajmin e fundit. Por të ndjekë në detaj gjithçka kërkohet të mbahet e fshehtë, t’i jetë pranë çdo familje, të bëjë transparencë për atë çfarë ndodh pas vendimeve të pushtetit në shërbim të interesit publik.
Ndërsa RTV Ora, me larmishmërinë që ofron, ju siguroj do të vazhdojë të jetë televizioni i të gjithëve, jo vetëm në familje, por dhe pikë reference në çdo fushë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.