Detajet/ Plagosja me armë në Lushnje, ndodhi pas gërvishtjes së makinave

0
120

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Fier-Shegan, në rrethana ende të paqarta.

I plagosur me armë zjarri ka mbetur një Mario Arapi, 31 vjeç banues në Tiranë.

Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve e aktualisht është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes.

Policia njofton se po punon për të identifikuar dhe kapur dy autorët, që besohet se kanë plagosur të riun.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Konflikti ka ndodhur për një parakalim, ku duket se janë gërvishtur makinat.

Autorët dhe i plagosuri kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makinat ku janë konfliktuar. Gjatë konfliktit ka ndodhur plagosja.

Janë ngritur edhe pika kontrolli në akset rrugore, pasi dyshohet se autorët mund të jenë larguar me automjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here