Standard.al

Berisha publikon denoncimin: Mësuesit e infektuar me COVID bën gati inagurimin e shkollës “Jeronim de Rada” për Veliajn

0

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook i ka dhënë zë denoncimit të një qytetari lidhur me inagurimin e shkollës “Jeronim de Rada”.

Në të shkruhej se disa mësues kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, por kanë punuar deri në orët e vona të natës duke thyer çdo protokoll që gjithçka të ishte gati për kryetarin e bashkisë Tiranë në ceremoninë e inagurimit.

 

Postimi në Facebook:

Pershendetje Dr! Sot inagurohet shkolla “Jeronim De Rada”. Kryetari i Bashkisë do të jetë bashkë me shumë nga ata që janë për të përhapur këto lajme nëpër media, por mësuesit e shkollës, ata të cilët punuan deri dje pasdite vonë që të ishte gjithçka në vendin e duhur, nuk do të jenë. Një pjesë e tyre janë izoluar, pasi rezultuan me Covid-19. Pjesa tjetër, e dyshuar se mund të jetë infektuar nga kolegët, do të mungojë për shkaqe sigurie. Bashkia, e cila nuk u kujdes aspak gjatë kohës që mësuesit, si heronj të heshtur,punuan që gjithçka të ishte gati, sot për shkaqe sigurie, ka urdhëruar mospraninë e tyre.
Por, a mund të vrapohej kaq shumë për inagurim e të luhej me shëndetin e mësuesve?! Çfarë është më e rëndësishme se sa shëndeti i këtyre heronjve të pafjalë që edhe pasi bënë tamponin shkuan në punë jashtë çdo protokolli duke shtuar zinxhirin e njerëzve të prekur?!
Askush nuk pyeti se çfarë ndodh me ta e pasoja në familjet e tyre?!
Sot, mësuesit e kësaj shkolle të drobitur,ca të sëmurë, ca të panikosur , të çuditur,të keqardhur për kolegët, qëndrojnë në shtëpi dhe do shikojnë performancën e radhës të kryetarit në media që do mbushi faqet e albumit e do të “shtojë” arritjet me shkollat e ndërtuara dhe të arnuara.
A ka më turp që mësuesit e prekur nuk kanë akoma një përgjigje për të shkruar në grupet e prindërve se si do t’i shkojë mësimi nesër fëmijëve,me kë do ta zhvillojnë,si do ta zhvillojnë mësimin në ambjentet e mbushura me infektimin e inagurimit?!!
Ku po shkon ky vend?!
Çfarë do t’u themi vogëlushëve nesër?!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.