Aksidenti tragjik te tuneli i Elbasanit, dy vajza humbin jetën, dy të plagosura rëndë. Arrestohet drejtuesi i mjetit “Benz”

0
103

 

Një aksident i rëndë është kthyer në tragjedi pasditen e sotme (13 shtator) në aksin rrugor Tiranë Elbasan. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Një makinë tip “Benz” në pronësi të qytetarit Behar Pema, 58-vjeç po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe goditi mjetin tip “Volkswagen” ku udhëtonin 4 vajza.

Për disa momente ato mbetën të bllokuara në automjet ku u desh ndërhyrja e policisë për t’i nxjerë e për t’i dërguar ato në spital.

Fatkeqësisht dy prej tyre, Xhaneta Qallia dhe Lusinda Garunja 23 vjeçe dhe një 21 respektivisht nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të marra. Ato qëndronin të ulura në sediljet e pasme.

Gazetarja e Ora News bën me dije se edhe 2 vajzat e tjera, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra janë dërguar në spital, njëra në Tiranë ndërsa tjetra në Elbasan dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital” – njofton policia.

Gjithashtu bëhet e ditur se drejtuesi i “Benzit”, B. P. ka qenë nën efektin e alkoolit ku në testin e parë ai rezultoi në masën 0.93 mg/l dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

Ai është arrestuar menjëherë nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here