Standard.al

Sherr i përgjakshëm mes sirianëve në Durrës, njëri prej tyre plagoset me thikë në qafë

0

Një grup sirianësh është përleshur përgjakshëm në rrugët e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Urës së Dajlanit teksa një person ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se një nga sirianët e përfshirë në sherr është goditur me thikë në qafë dhe është plagosur rëndë.

Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit teksa është pa ndjenja momentalisht. Por ndërkohë duket se sirianët janë kthyer në një problematikë për Durrësin, teksa shihen në rrugët e qytetit dhe në lulishte duke lypur apo me plagë në gjymtyrë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.