Mehmeti: Shqiptarët e Malit të Zi i dhanë një shuplakë të fortë Edi Ramës

0
99

Analisti Kim Mehmeti gjate emisionit në SYRI TV,  u ndal tek votimet në Malin e Zi.

Ai komentoi sidomos nderhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkoi shqiptarëve të mbeten besnikë të Milo Gjukanoviç.

“Ne shqiptarët jashtë vendit ia kemi parë sherrin piktorit, ia kemi parë sherrin Rilindjes. Në vitin 2016, i shpallën heronj ata shqiptarë që u bashkuan me LSDM dhe Zajev u bë princi i shqiptarëve këtu,” tha ai.

“Prandaj kjo që ndodhi, kjo shuplakë që shqiptarët e Malit të Zi ia dhanë kryeministrit, duhet të kthjellojë të gjithë shqiptarët e tjerë: derisa të mos vijë një klasë politike, që nuk i bashkërendit gjërat që kanë të bëjnë me interesin kombëtar, ne duhet ta dimë një të vërtetë: Tirana e sotme zyrtare ka për qëllim vetëm interesat e saj të biznesit,” tha Kim Mehmeti.

“Tirana zyrtare e defaktorizoi Kosovën, sepse kryeministri i Shqipërisë bëri çmos që t’i sulmojë dhe t’i dobësojë. Ai bëri çmos që të forcojë dhe të përkrahë të gjithë ata që bashkëpunonin me Vuçiçin, njeriun e dalë nga kapota e Millosheviçit. Madje Vuçiç edhe sot vazhdon edhe politikën e Millosheviçit. Edhe Millosheviçi si ky, pranonte çdo gjë që i thoshin të huajt, por derisa hipte në aeroplan. Më pas vazhdonte dhe bënte krime,” tha Mehmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here