Standard.al

Detajet/ Kush është autori i plagosjes te ‘’5 Maji’’, i vëllai i njohur për 500 grabitje, së fundmi në kërkim për…

0

Kevin Cungu është vëllai i Markeljan Cungut, autorit të mbi 500 vjedhjeve dhe grabitjeve dhe i shoqëruar dhjetëra herë në komisariatet e Policisë.

Kevin Cungu plagosi sot shokun e tij Rexhep Xhekjen pas një sherri banal në lokal. Të dy sot janë në kërkim. Markeljan Cungu së fundmi për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës në janar. Më 19 janar të këtij viti, Cungu bashkë me Fatjon Mërtënikajn hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazese tek rruga ”Njazi Meka”, por pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.

Pra prej 9 muajsh Markeljan Cungu është në kërkim teksa për herë të parë shoqëruar që 9 vjeç për vjedhje./Ballkanweb.com

Kevin Cungu

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.