Ç’po ndodh te Rilindja?! Askush s’beson te fitorja në 25 prill, baza kundër Ramës. Ministrat largohen para furtunës

0
114

EDITORIAL

Pas Besa Shahinit, një tjetër ministër deklaron se nuk do të jetë më në postin që mban, pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e deklaroi këtë nga Vlora, ku mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të forcave “Shqiponja”. “Nuk do jem i përhershëm në këtë post është e sigurt. Askush nuk është i përhershëm në një post”.- tha ai.

Ndryshe nga Besa Shahini, një ministre politikisht në hije, Sandër Lleshaj erdhi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe u katapultua si drejtues politik i PS në Lezhë, duke dalë nga zyrat e kabinetit të Kryeministrit Rama, si këshilltar i tij për Çështjet e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Si figurë e lartë politike ai mendohej se do të kryesonte edhe listën e deputetëve socialistë për Lezhën në zgjedhjet e ardhshme, por socialistët pak ditë më parë morën vendimin për ta larguar si drejtues të qarkut dhe tani nuk dihet as nëse do të jetë pjesë e listës së deputetëve.

Por e gjithë përçarja mes tij dhe kryeministrit mendohet se ka ardhur në mujain shkurt të këtij viti kur Rama e shkarkoi Lleshajn nga kryetar i Kёshillit Drejtues të Autoritetit Civil. Siç duket Lleshaj nuk e ka pritur mirë largimin nga ky post, dhe i është kundërvënë Ramës. Aq e tensionuar ka qënë situata mes tyre, sa në një nga mbledhjet e qeverisë në atë kohë ka pasur një debat të ashpër, ku tensioni ka arritur deri aty sa në duf e sipër, kryeministri e ka përzënë nga mbledhja e qeverisë ministrin e Brendshëm duke e “përcjellë” me hakërrimet “zhduku mos të të shoh më”.

Ndërkohë një javë më parë ishte ministrja e Arsimit Besa Shahini ajo që lajmëroi se nuk do ishte më pjesë e Rilindjes pas zgjedhjeve të 25 prillit. “Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, justifikoi Shahini.

Të gjithë po duan t’ja mbathin nga Rilindja. Askush nuk do të përballet me furtunën e 25 prillit!

Bilanci i Rilindjes dhe PS

7 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Rilindja duket e pashpresë dhe tërësisht e përçarë. Bilanci tejet negative I këtyre viteve, ka sjellë një revoltë popullor e cila prite të derdhet e gjitha në votimet e 25 prillit 2021. Të gjitha sondazhet, madje edhe ato që kryen vetë PS, e nxjerrin në humbje të thellë Rilindjen përballë Opozitës së Bashkuar. Edhe tentative për ndalimin e koalicioneve , nuk do ti rezultojë e sukseshme kryeministrit, pasi mllefi i qytetarëve kundër Rilindjes është aq i madhe sa nuk ka sistem që e ndal.

Ishte kjo qeveri që solli mjerimin e familjeve shqiptare, duke i mbytur në taksa e padrejtësi dhe ndërkohë fuqizoi oligarkët me tendera e PPP.

Ishte kjo qeveri që solli shifrat më të larta të emigrimit që nga vitet ’90, bilanc negative ky i përmendur edhe nga mediat më në zë botërore, së fundmi edhe “Le Monde”.

Ishte kjo qeveri që solli krimin në pushtet, duke i dhënë zyra e karrige njerëzve me rekord kriminale. Madje bashkëpunoi fort me to për tjetërsimin e votës së shqiptareve në dy palë zgjedhje, 2015-ën dhe 2017-ën.

Ishte kjo qeveri që vrau sistemin e drejtësisë. Nën preteksin e një reforme drejtësie, mazhoranca qeverisëse fuqizoi pozitat e saj duke kapur të gjitha institucionet e reja e ndërkohë la vendi si ansjë tjetër në botë, për vite pa GJykatë Kushtetuese.

Ishte kjo qeveri që vrau thellësisht demokracinë me votimet moniste në 30 Qershor 2019, duke zhvilluar zgjedhje pa opozitën dhe pa kundërshtar.

Ka një bilanc tejet negative të Rilindjes në këto dy mandate, ku edhe socialistët e thjeshtë tanimë nuk e shohin më atë si partinë për të cilën kanë dhënë kontributin shumë vjeçar.

Madje burime të konfirmuara pranë selisë rozë bëjnë të ditur për gazetën se baza socialiste ka shpërhtyer në kritika ndaj qendrës, duke vënë në dukje zhdukjen e meritokracisë në emërime si edhe mos vlerësimin e kontribuesve të partisë prej dekadash. Kështu në mbledhjet që po zhvillohen nga përfaqësuesit e Ramës në çdo bazë, shumica e socialistëve kanë shprehur kritika të forta për mënyrën se si ka vepruar Rilindja në gjithë këto vite, duke kundërshtuar madje hapur lidhjen me oligarkët.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare pritet të ketë debate të forta mes palëve, ndërsa dukshëm mbështetja e bazës socialiste për Rilindjen ka rënë ndjeshëm. Shumica e socialistëve nuk e njohin më partinë për të cilën kanë kontribuar për vite e vite, ndërsa nën zë shprehen se Rama po drejton vetëm me mqitë dhe servilët pranë tij. Për socialistët, emrat e Spiropalit, Veliajt, Xhaçkës, Ahmetajt, Gjiknurit, Beqjes etj nuk duhet të jenë më kurrë përfaqësues të kësaj force politike.

Sipas socialistëve janë pikërisht këto prurje të Ramës që i kanë nxirë faqen PS-së, duke e kthyer një forcë politike që shkon pas oligarkëve dhe ndan pasuritë e shqiptarëve me ta. Por Rama mendon krejt ndryshe nga baza dhe në garën e 25 prillit  do konkurojë pikërisht me këto përfaqësues, duke rrezikuar jo vetëm votën kundër të shumicës së shqiptarëve, por edhe të vetë socialistëve.

 

*STANDARD.AL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here