Zgjedhjet e 25 prillit/ Gjata: Marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket, Rama është i humbur

0
128

Sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ka folur në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 dhe situatën politike 8 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.

Gjata thotë se Opozita e Bashkuar ka ende shpresë, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar që mos preket marrëveshja e 5 qershorit teksa ndryshimet kushtetuese mos implementohen në Kodin Zgjedhor.

”Atëhere, ka dy momente, politik ku e ka sjellë Rama, dhe me çfarë rregulla loje do të zhvillohen.

Është shumë vonë për zgjedhje. Rama ka para vetes presionin popullor, dhe s’ka asnjë valvulë shfryrje. Unë kam qenë student dhe e di që në 89- 90 kur Ramiz Alia kur pa çfarë ndodhi hapi disa valvula fryrjesh, hapi ambasadat, anijet etj. Edhe iku si iku nga pushteti. Rama s’ka asnjë valvul shfryrje. Çfarë mund të bëjë ai, të hapë ambasadat? Kufijtë janë mbyllur prej pandemisë. E vetmja gjë që qetëson popullin janë zgjedhjet. Së më larg aq keq për popullin. Kemi dhe 7 muaj, pra 8 me gjithë procedurat.

I qëndruam besnik si opozitë, ne vijmë me vota dhe jo me dhunë. Kemi rënë dakord dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, më seriozit madje, Bundestagut, që do vendosim rregulla loje për zgjedhjet. Kjo u konkretizua më 5 qershor. Rama e prishi, bëri ndryshimet kushtetuese. Kemi një shpresë se nuk do i implementojë në Kodin Zgjedhor. Më pas dhe hapja e listave. Ai vendosi për 2/3. Përballë një koalicioni Rama është i humbur, se ai s’ka koalicion. Ne ishim 100%, por jo të heqësh koalicionet.

Nuk ka një shprehje që të ndalosh koalicionet në Kushtetutë. Po kërkojmë garanci që marrëveshja e 5 qershorit të qëndrojë e paprekur. Çdo Edi Rama me koalicionet parazgjedhore? Është bërë si Nastradini, të shembë gjithë shtëpinë për një gozhdë.”- tha Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here