Vasili: PD-LSI, koalicion i shkëlqyer. Gati të përballemi me mafien e rilindjes si Zaevi që u gjakos

0
118

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se koalicioni opozitar mes PD dhe LSI-së është një aleancë fituese përballë rilindjes.

Në një intervistë në “Syri TV”, Vasili tha se aleanca mes PD dhe LSI “koalicion i shkëlqyer përballë mafies së rilindjes”.

Lidhur me fushatën elektorale dhe përballjen me mazhorancën qeverisëse, Vasili tha se opozita është gati për çdo skenar. Ai përmendi betejën e zhvilluar mes opozitës dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku Zoran Zaev u gjakos në sallën e Parlamentit për të mbrojtur parimet demokratike përballë qeverisë së Nikolla Gruevskit.

“Opozitë balet nuk ka. Gati të përballemi si Zaevi që u gjakosë në luftë me mafian e rilindjes. Mafiozet e rilindjes do ndëshkohen si nazistët në Nurenberg”,- tha ndër të tjera Petrit Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here