Gjate emisionit Çim Peka LIVE u komentuan edhe deklaratat e Genc Rulit për Sali Berishën dhe reagimi i këtij të fundit se ai nuk është në PD për karrierë, por sepse do e vazhdojë betejën e tij deri në fund për rikthimin e PD në pushtet.
“Por qenia e Berishës është aset, qoftë edhe për këshillat për Bashën. Ai është një lojtar ballkanik. Ky debat nuk e ndihmon opozitën. Opozita e ka shefin e tij, është Basha.
Nëse investohet shumë te këto debate, ajo që dëmtohet është opozita,” tha Gjekmarkaj.