Standard.al

“Edi jam, turp të ketë Manjola”, ja si e komenton kryeministri “kërcënimin” ndaj qytetares

0

Partia Demokratike publikoi sot një video, ku shfaqej Manjola Cakoni, e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit.

Cakoni deklaroi se kryeministri Edi Rama, telefonoi të afërmit e saj dhe i kërcënoi duke thënë “Edi jam, Edi Rama jam, turp të ketë Manjola për këtë që ka bërë sot“.

Rama është pyetur lidhur me këtë denoncim në emisionin “Opinion”. Ai deklaroi se është i keqardhur për mënyrën se si PD bën politikë, duke e quajtur “hijeno-politikë” dhe se nuk e ka braktisur familjen e Manjola Cakonit.

“Jam i keqardhur për hijeno-politikën, veçanërisht atë të PD-së, që nuk lë rast pa keqpërdorur dhimbjen dhe fatkeqësinë. I vetmi koment që mund të bëhet, bëhet mbi fakte. Kush i do faktet, mund ti marrë dhe ti verifikojë.
Jo vetëm që nuk e kam braktisur as atë familje dhe asnjë familje tjetër, por nëse ata që humbën nuk ja u kthej dot, unë ata njerëz do ti kthej në një jetë të re, me kushte që as nuk i kishin dhe as nuk do ti kishin pasur ndonjëherë, nëse fatkeqësia nuk do kishte ardhur”, tha Rama në emision.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.