Ramën e zënë ethet e zgjedhjeve, dyfishon numrin e punonjësve militantë në bashki

0
110

Këshilli i Ministrave ka vendosur dyfishimin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë vendore.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë parashikon që numri i punonjësve me kontratë të përkohshme të jetë 2 628.

Ndërkohë në vendimin e marrë në muajin janar të këtij viti, për këtë kategori punonjësish, numri ishte 1427. Në vendimin e Këshillit të Ministrave qeveria nuk jep asnjë shpjegim se përse duhet rritur numri i punonjësve në bashkitë e vendit me 1201 persona të tjerë.

Shifra e punonjëve është edhe më e lartë se ajo e vitit 2019. Më 16 shkurt të vitit 2019, qeveria “Rama” vendosi të marrë 1335 punonjës me kontratë të përkohshme pune për vitin 2019. Qëllimi i reformës territoriale ishte që numri i punonjësve dhe shpenzimet e buxhetit të pakësoheshin. Por nga viti në vit qeveria rrit vendet e punës në administratë. Nuk dihet se çfarë pune kanë më shumë bashkitë e PS gjatë vitit 2020 sesa gjatë viteve të tjera.

Dyfishimi i numrit të punonjësve përkon dhe me nisjen e fushatës elektorale dhe bashkikë po shihen si mundësi për punësim militantësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here