Standard.al

‘Fle me frikë me fëmijët e mi’, banori nga Shijaku: Kam bërë vetëm letra, asnjë kokërr leku nuk kam marrë

0

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër denoncim të një qytetari që është lënë në harresë nga qeveria dhe nga pushteti lokal pas dëmëve të shumta që ka pësuar banesa e tij nga tërmeti i vitit të kaluar

Qytetrai Shpëtim Dondollaku nga bashkia Shijak shprehet  se,  “Dua atë që më takon, të më japin lekët të filloj punimet”.

“Kam bërë vetëm letra, por asnjë kokërr lek nuk kam marrë. S’kam marrë ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë”.

E plotë:

Shpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.

Image

Teliti: Kur kanë ardhur përfaqësuesit e bashkisë dhe njësisë administrative këtu?

Shpëtim Dollaku: Një herë kanë ardhur e si kam parë më.

Teliti: Kur që në nëntor, dhjetor të vitit të kaluar?

Shpëtim Dollaku: Po që atëherë s’kanë ardhë më fare, as s’kanë ardhë asgjë!

Teliti: Ndonjë letër, ndonjë vlerësim, ndonjë dokument, të kanë dhënë?

Shpëtim Dollaku: Kam DS3-in, ja ta jap. Ja ku janë letrat që ka dalë shtëpia DS3-sh që më tako me ligj, më tako që të më vlerësohet, as kanë ardhë me pyet, asnjë lloj gjëje, vetëm ma letra si letra bakalli s’vijnë…

Teliti: A të kanë dhënë një shpërblim që ka dal me qënë se ta kanë vlerësuar?

Shpëtim Dollaku: Asnjë qind lekë.

Teliti: Pavarësisht se të takojnë…

Shpëtim Dollaku: Më takojnë se nuk është duke i dhënë as Edi Rama, as Bashkia, është duke i dhënë bota.

Teliti: Po te Njësia Administrative a ke shkuar të interesohesh?

Shpëtim Dollaku: Kam shkuar ore, kam shkuar…

Teliti: Çfarë ju thanë?

Image

Shpëtim Dollaku: Njëherë thanë bëni letrat gati. I bëra letrat, kam fotografitë, me inxhinier që ka liçensë inxhinier ndërtues…

Teliti: Që more inxhinierët i pagove ti lekët?

Shpëtim Dollaku: Vetë o vëlla, shkova i pagova lekët vetë!

Teliti: Pra shkove i pagove dhe lekët për inxhinierët për të bërë vlerësimin?!

Shpëtim Dollaku: Po pagova dhe lekët për inxhinierin edhe s’na dhanë gjë!

Teliti: Dhe në vend që të t’i japin lekët që të takojnë, po të thonë na jep ti lekë ne. Jepi ti lekë shtetit!

Image

Shpëtim Dollaku: Në vend që të të japin lekët… do paguash. Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s’dua!

BASHKËNGJITUR VIDEO ME DENONCIMIN E QYTETARIT SHPËTIM DOLLAKU:

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.