Standard.al

Eksperti i ekonomisë: PD në zgjedhje me ekipin më të mirë të mundshëm

0

Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dritan Shano, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se PD po shkon në zgjedhje me ekipin më të mirë të mundshëm.

Shano theksoi se qeveria vazhdon me shfaqjet e saj, duke shtuar se qeveria funksionon si çetë, duke dërguar paratë në duart e pak njerëzve.

“Nga njëra anë kemi PD-në, që ka një proces përzgjedhjeje. Partia Demokratike po tenton që të ofrojë më të mirën e saj. PD dëshiron t’ju japë shqiptarëve ata njerëz që shqiptarët do i donin. Ne po përpiqemi të krijojmë ekipin më të mirë jo vetëm të PD-së, por të të gjithë shqiptarëve.

Në anën tjetër kemi qeverinë, që bën PR e saj të zakonshme. Qeveria ka në dispozicion shumicën e medias, nuk kemi asgjë të re. Qeveria e ka mendjen tek PPP, dhe jo tek shqiptarët. Qeveria funksionon si çetë. Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim që dha. Paratë kanë shkuar në duart e pak njerëzve dhe borxhi është rritur. Kjo është çetë leniniste firmato”, tha Shano.

Dritan Shano u shpreh se Veliaj ka trefishuar taksat, duke thënë se është i sigurt se shqiptarët do zgjedhin opozitën më datë 25 prill.

“Unë mendoj se Edi Rama vazhdon të bëjë propagandë antiqeveritare. Rama dhe Veliaj mburren sot me bulevardin e ri, por ishte projekt i inicuar nga Lulzim Basha. Edhe Pazari i Ri është iniciuar nga Basha. Nuk kanë me çfarë të mburren sa i takon taksave.

Taksat që aplikon Veliaj sot janë 3-fishuar, ndërsa cilësia e jetës së qytetarëve është përkeqësuar. Faji kryesor për situatën sot quhet Edi Rama dhe Erjon Veliaj. jam i bindur se shqiptarët do zgjedhin opozitën më 25 prill”, u shpreh Shano.

Më tej, Shano u shpreh se Edi Rama premton mandatin e tretë për 1-2 për qind të premtimeve të mbajtura.

Ne kemi system taksash më pak favorizues sesa shtete afër nesh si Maqedonia e Veriut, Kosova etj. Kjo bën që investitorët e huaj të mund të investojnë më pak këtu. Ne jemi vend ii fundit në rajon të mbulimit të popullatën me mjekë.

PD ka si synim që të ndezë ekonominë e vendit. Mandati i tretë i Ramës do ishte për 1-2 për qind të premtimeve të mbajturaTë gjitha koncesionet nuk janë transparente. Qeveria dështoi edhe me pandeminë e koronavirusit. Edhe me rindërtimet, qeveria dështoi”, vlerësoi Shano.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.