“Po shpenzojmë më shumë për të ngrënë”/ Ulet inflacioni, ra konsum, ushqimet u shtrenjtuan me 3%

0
124

Kriza ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen jo vetëm kanë ulur ndjeshëm konsumin, por kanë ndryshuar edhe sjelljen konsumatore. Qytetarët po shpenzojnë gjithnjë e më pak, duke përqendruar blerjet e tyre kryesisht në drejtim të ushqimeve dhe nevojave të tjerë bazike.”

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave, raportojnë se inflacioni zbriti në 1,3% në fund të gushtit, një tregues ky që konsumi nuk po gjallërohet.

Qytetarët kanë paguar më shumë për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike pasi të dhënat tregojnë për një shtrenjtim të tyre me 3.1% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Shifrat zyrtare mbështeten edhe nga situata në terren, pasi tregtarët dhe konsumatorët shprehen se frutat dhe perimet kryesisht kanë parë një rritje të lehtë, ndërsa fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

“Çmimet e frutave dhe perimeve janë rritur. Po shpenzojmë për ushqime më shumë. Kostot janë më të larta, sepse po shpenzojmë jo vetëm për ushqime, por edhe për dezinfektantë dhe maska”.

Familjet shqiptare kanë shpenzuar më shumë edhe për arredimin e shtëpive si dhe për pagesat e qirave, faturave të ujit apo energjisë elektrike gjatë gushtit, teksa kanë reduktuar ndjeshëm ato për transportin apo veshjet gjatë kësaj periudhe.

Norma anemike e inflacionit reflekton situatën e vështirë që po kalon ekonomia, ku mijëra individë humbën punën, çka rrjedhimisht përkthehet në më pak të ardhura. Në këto kushte, kur ka një stepje të fuqisë blerëse rritja ekonomike e mbështetur te konsumi rrezikohet ndjeshëm duke e bërë të vështirë rikthimin e inflacionit në objektiv.

Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here