Paloka denoncim të fortë: Rama ka mbledhur krerët e bandave të krimit në një hotel në Durrës

0
142

I ftuar në RTV Ora, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se shqiptarët mezor po presin që të ikë Rama. Për Palokën, Rama i ka kthyer sërish në krye të qarqeve socialistët e partisë që të vjedhin zgjedhjet.

“Shqiptarët mezor po presin që të ikë Rama. Të gjitha sondazhet flasin për një humbje të opozitës dhe për humbjen më të thellë të PS-së. Rama po përgatitet, ashtu sikurse në 2017 pa program, me të njëjtën strategji. Caktoi drejtuesit e qarqeve, duke u kthyer te hajdutët e tij më të afërt me të cilët vodhi zgjedhjet. I ka kthyer sërish në krye të qarqeve që të vjedhin sërish zgjedhjet. Kryetarëve të bashkive që morën nga 10-16% u kërkon që të marrin 800 mijë vota. Deputetët i përzënë nga zonat e tyre. Asgjë nga këto nuk do t’i funksionojë. Ne nuk jemi një parti që pret t’i bjerë fryti në dorë, meqë e qelbi ky do të fitojmë ne”,- deklaroi Paloka.

Paloka u shpreh se dihet se vjedhjen e zgjedhjeve e ka bërë PS, por në fund lihen brenda në burg komisionerët e opozitës dhe lirohen ata të mazhorancës. “Kjo qeveri në ikje kërkon që të rrëmbejë cka mbetur. Skandali i rrugës Tiranë-Elbasan tani plasi sepse arbitrazhi dënoi shtetin shqiptar. Tani duhet të paguajmë 44 milionë euro për grekun. E di gjithë bota se cilët janë ata që vodhën zgjedhjet e vitit 2017. Dihet se vjedhjen e ka bërë PS, por në fund lihen brenda në burg komisionerët e opozitës dhe lirohen ata të mazhorancës. Kjo tentativa e Ramës me dosjen 339 ishte për të treguar se diçka po lëviz, por ishte një bllof. Më mirë ta kishin lënë ashtu sikurse ishte. Nuk mund të presim që Rama të dënojë veten”,- tha ai.

Paloka shtoi se Rama ka mbledhur para pak ditësh krerët e bandave në një hotel në Durrës, prandaj vendosi që të drejtojë qarkun pas ikjes së Vangjush Dakos.

“Rama do përpiqet që të japë sinjale se do të vjedhë dhe i ka mbledhur banditët edhe në Durrës. Ai ka mbledhur banditët dhe kriminelët e Durrësit në një hotel dhe ne do të bëjmë denoncimin. Iku Gjushi me bandat nga Durrësi. Kur të vijë momenti i duhur do ta publikojmë. Kjo është një gjë e sigurt dhe do të merret vesh se i njeh i gjithë Durrësit. Gjushi kishte fijet me bandat, prandaj ka ardhur Rama që të mbajë lidhjet për zgjedhjet, se janë futur në konflikt me njëra-tjetrën”,- tha Nënkryetari i PS.

Referuar zgjedhjeve, Paloka tha se Rama mund të bëjë ç’të dojë, por këtë herë asgjë nuk e shpëton nga humbja.

“Ne besojmë se forca jonë, bashkë me shqiptarët do të jetë aq e madhe, sa edhe Rama nuk ka se çfarë bën. Rama do të humbasë shumë thellë. Rama kërkon që të prishë marrëveshjen e 5 qershorit, por do të tregojë se është kundër ndërkombëtarëve. Le të bëjë çdo gjë, të prishë marrëveshjen dhe kodin, por këtë herë nuk e shpëton asgjë, i ka ardhur fundi. Prandaj le të bëjë çdo lojë që do, të gjitha do t’i dalin flluska, sepse do të humbë thellë”,- deklaroi Edi Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here