Deputetja Dhimitri: Besa Shahini, ministrja më e arrirë në gafa tek kampi i Rilindjes

0
234

Ministrja e Arsimit  Besa Shahini ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.

Per kete vendim ka reaguar edhe deputetja Fatjona Dhimitri, e cila thotë se Shahini do të mbahet mend si ministrja e arrirë në gafa tek kampi i Rilindjes.

Nga ana tjetër, deputetja komenton edhe për librat, ku nënvizon se ministrja Besa Shahini i ka dhënë nxënësve të këtij viti libra të ricikluar.

 

Postimi i plotë

Besa Shahini do ikë pasi “shkëlqeu” në performancën e saj si Ministrja më e arrirë në gafa në kampin e Rilindjes. Madje, u tregua aq “shpirtgjerë” sa për t’ua bërë më të kapshme lëndën ju dhuroi për kujtim nxënësve libra të ricikluar. Nxënësit që fillojnë shkollën këtë vit shkollor janë më të lumturit në botë!

Nuk do të shkojnë në shkollë, nëse do të shkojnë, do të jenë me orë të reduktuara, madje nuk kanë për të mësuar sepse pjesën më të madhe të ditës do ta kalojnë në shtëpi. Detyrat e shtëpisë i kanë zgjidhur shokët në vitet paraardhëse, pasi ministria po mendon për ta duke ju kaluar dorë më dorë librat e ricikluar dhe duke i mashtruar se po jep libra falas.

Kjo është arritja e madhe e Rilindjes në fushën e arsimit. U lodhën fëmijët një vit, ama të tjerët e kanë rrugën e shtruar. TURP!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here