Berisha akuza të forta: Ramën do e pështyja në surrat për faljen e detit…

0
104

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin e Çim Pekës në SYRI TV se kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se nuk ka negociata me Greqinë, po e pranon se Greqisë i lind e drejta për të marrë 12 miljet.

Duke e akuzuar për tradhti të lartë, Berisha tha se shpreson se grekët do mbetën vullnetplotë për të shkuar në gjykatë për këtë çështje.

“Vullneti që treguan grekët për të shkuar në gjykatë tregon seriozitet. Ai vullnet ekziston. Jam i bindur se ekziston. Këtë vendim që shpalli kryeministri Micotaqis, e ka shpallur përpara tij edhe Cipras.

Jam i bindur që të gjitha palët t’i drejtohen gjykatës, sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm për zbatim. E cakton metodën, në mënyrën më absurde.

T’i drejtohemi gjykatës dhe të shuajmë sherret. Nuk kemi nevojë për sherre, por për bashkëpunim miqësor për të ndërtuar të ardhmen.

Pse bën ky veprime të tilla antishqiptare, nuk besoj se pala greke do i vlerësojë këto për kapital kundër Shqipërisë, qoftë edhe për t’i përdorur kundër në gjykatë. Nuk ka një kryeministër që thotë se kur zgjerohen ujërat me 12 milje në një zonë të ngushtë, nuk preket vendi yt,” tha Berisha.

I pyetur nëse është i gatshëm për një ballafaqim publik për këtë çështje me Edi Ramën, Berisha tha: “Akti i parë që do bëja do e pështyja një surrat për tradhtinë që ka bërë”.

“Bindja ime e thellë është se ai një ditë do të japë llogari për të gjitha këto. Do ketë një qëndrim ndaj tij”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here