25 Prilli duket larg, por nuk është!

0
120

Nga Taulanda JUPI

Nën presionin e kësaj date, filluan “premtimet” për rritje rrogash për mësuesit. Mësueseve ju detyrohemi shumë si prindër dhe si qytetarë, kanë në duar të ardhmen tonë dhe meritojnë çdo vëmendje dhe shpëblim për punën e tyre, por sot duhet thjesht e qartë t’i drejtojmë një pyetje kryeministrit:

▶️Pse nuk i rriti rrogat e mësuesve kjo qeveri në 7 vite? Çfarë bëri, çfarë priti në 7 vite me radhë ? Nuk pati kohën, vizionin apo vullnetin e duhur për t’u rritur pagat mësuesve?

➡️Më lejoni t’ju kujtoj dhe mund ta verifikoni lehtësisht se Kryeministri Edi Rama në fundvitin e 2018-ës, kur u votua për buxhetin e vitit 2019 premtoi rritje pagash duke nisur nga 1 prilli, në masën 10 % për mjekët, mësuesit, ushtarakët. Por as në 1 prill 2019 dhe as në 1 prill 2020 nuk pati rritje rrogash për mësuesit!
25 Prilli duket larg, por nuk është!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here