“Pastërti” maksimale gjatë pandemisë, pacienti: Mushkonjat dhe higjiena, shqetësuese në QSUT

0
85

Teksa prej muajit mars e gjithë vëmendja është përqendruar tek menaxhimi i situatës së krijuar nga pandemia, ka pacientë të tjerë që ankohen për kushtet në pavijone.

Një i moshuar i cili është shtruar prej disa ditësh në QSUT, shprehet se përveç problemeve shëndetësore qe ka, evidenton edhe një shqetësim tjetër.

“Jam i shtruar tek Kirurgjia prej katër ditësh. Veç gjendjes shëndetësore shumë të rëndë timen, na mbytën mushkonjat. Po nuk morën masa, unë më mirë iki në shtëpi sesa të rri këtu të më hanë mushkonjat.”

Që prej nisjes së pandemisë kryefjale mbetet mbajtja e higjienës, që të shmanget prekja nga koronavirusi, por ky pacient i pavijonit te kirurgjisë thotë se kushtet e tilla lënë për të dëshiruar.

“Unë jam me probleme frymëmarrjeje… Aty nuk ka dushe. Si do rrish pa bërë dush? Vetëm këtë vit unë jam shtruar gjashtë herë. Kushte më skandaloze se këtu nuk kam pa,” shton ai. /abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here