Trump: Vendet islamike dhe arabe do ta ndjekin shembullin e Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

0
87

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se shembullin e Izraelit, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën do ta ndjekin edhe vendet tjera islamike dhe arabe.

Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë se është një ditë e madhe kjo për paqen me Lindjen e Mesme.

“Një ditë tjetër e madhe për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova dhe Izraeli me shumicë myslimane kanë rënë dakord të normalizojnë lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Të lumtë! Më shumë vende islamike dhe arabe do të ndjekin së shpejti”, shkruan Trump.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here