Konflikti me Greqinë për detin, Brukseli: BE e gatshme për masa kundër Ankarasë

0
144

Komisioni Europian i dërgoi një mesazh të qartë mbështetje Greqisë, duke dënuar në të njëjtën kohë, lëvizjet e Turqisë në Mesdheun Lindor. “BE është e gatshme të vendosë masa kufizuese nëse Turqia nuk tërhiqet” i tha ERT1 zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“BE është shumë e qartë për solidaritetin e saj me Greqinë dhe Qipron dhe pritshmëria e BE për Turqinë u shpreh si në deklaratat publike dhe përmes angazhimit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell, i cili pati një bisedë telefonike me Ministrin e saj të Jashtëm.

Ai e informoi atë mbi diskutimet me ministrat e jashtëm dhe pritjet e BE për të parë tërheqjen, dialogun dhe angazhimin, dhe jo hapa të njëanshëm që janë sfidues dhe kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve” tha Peter Stano.

Stano theksoi se BE ka sqaruar “çfarë do të ndodhë nga ana jonë nëse nuk ka shenja të tërheqjes. Kjo është arsyeja pse këshilli është i gatshëm të fillojë diskutimet mbi masat e mundshme kufizuese, por të gjithë shpresojmë se është e mundur të shkohet përpara përmes dialogut dhe diskutimeve” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here