Standard.al

Chelsea i pandalshëm në merkato, Havertz firmos për 5 vite me londinezët

0

Chelsea nuk ndalet këtë merkato dhe ka firmosur edhe me dëshirën e madhe të kësaj vere, talentin gjerman Kai Havertz.

21- vjeçari ka firmosur prë 5 vite me Chelsea-n teksa deri tani thuhet se kostoja e transferimit ka shkuar tek rreth 100 milionë euro.

Por londinezët e kërkuan me insistim talentin e Bayer Leverkusen dhe duhet thënë që ishte ndoshta transferimi më i vështirë i kësaj vere në ‘Stamford Bridge’. Më parë Chelsea transferoi Ziyech, Werner, Thiago Silva, Malang Sarr dhe Mbuyambe dhe iu desh vetëm disa ditë ose orë për t’i bindur.

Tashmë tek Chelsea edhe reparti i mesfushës duket i kompletuar. Por mbetet mbrojtja. Deri më tani Lampard ka firmosur me Sarr, Silvën dhe Mbyuambe dhe Chiwell, por mbetet të shihet kë do mbajë nga të lojtarët që i ka pasur sezonin e kaluar, që i ka nxjerrë të gjithë në shitje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.