Basha: Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër…

0
109

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me Presidentin Ilir Meta, ku do të jepte propozimin për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Basha nuk e bëri të ditur publikisht datën e propozuar, por theksoi se “shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër, se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet.

Basha nënvizoi se “qytetarët kanë nevojë urgjente për punë; biznesi për mbështetje; mjekët dhe infermierët për paga; fermerët për subvencione; të rinjtë për arsimim dhe punësim; pensionistët për rritje reale, jo elektorale të pensioneve. Pra, shumica reale e shqiptarëve kërkon zgjedhje dhe zgjedhje sot, jo nesër.

Për ne, e rëndësishme është që procesi të jetë i ndershëm. Por do të citoj fjalët e Nënë Terezës, e cila nesër ka dhe ditën e Shenjtërimit, se “e djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, ndaj të fillojmë menjëherë të punojmë për të sotmen për të nesërmen, duke filluar nga sot për ndryshimin”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here