Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti: Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë pas takimit me presidentin e Serbisë në Uashington, se janë bërë hapa të mëdhenj para drejt një marrëveshjeje.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por ka shtuar se nesër pritet të ketë nënshkrim të asaj që sot janë dakorduar.
“Mund të them një gjë. Marrëveshje të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”.
“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. Jemi brenda parimeve si qeveri. Nesër do të shihni marrëveshjen. Kështu është dakordimi. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes marrëveshjes finale me Serbinë”, ka thënë Hoti.