Standard.al

Daçiç: Presidenti serb në Uashington ka refuzuar kategorikisht njohjen e Kosovës

0

Ivica Daçiç, shefi i diplomacisë serbe, deklaroi se ai është njoftuar nga ekipi serb në Uashington, se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar kategorikisht “Pikën 10”, e cila i referohet njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës.

“Vuçiç ua bëri të qartë bashkëbiseduesve të tij se e ashtuquajtura njohje e ndërsjellë është absolutisht e papranueshme”, tha Daçiç.

“Është e vërtetë që ky propozim në Pikën 10 ishte në tryezën e negociatave, e cila, sipas informacionit që mora nga delegacioni në Uashington, u refuzua brutalisht”, tha Daçiç i ftuar në televizionin serb TV Pink.

“Kjo pikë nuk na është paraqitur kurrë më parë. Na janë paraqitur për diskutim vetëm çështje me tema ekonomike. Vuçiç ka thënë disa herë se ne duam një kompromis, por ata padyshim që mendojnë se ne duhet ta njohim Kosovën”, theksoi Daçiç.

Nuk ka dyshim, thotë Daçiç, se kjo është një nga përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të arritur në një zgjidhje.

“Ne kemi biseduar për ekonominë edhe më parë, dhe ne duam të marrim pjesë në një zgjidhje, por nëse dëshira për të vendosur formulimin e njohjes reciproke në një axhendë të fshehur, kjo nuk do të pranohet nga ne asnjëherë”, tha kreu i diplomacisë serbe.

“Ne kemi thënë qartë se diçka e tillë është e papranueshme për Serbinë dhe se ne jemi absolutisht të gatshëm të arrijmë vetëm marrëveshje për të cilat jemi dakord. Dhe nëse nuk pajtohemi diku, atëherë nuk ka marrëveshje”, shtoi Daçiç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.