Balliu: PD do të rikthejë shtetin ligjor e do të shpartallojë bandat kriminale që ekzistojnë

0
100

Me fundin e gushtit kanë marrë fund edhe pushimet për jetën politike në vend. Për të folur më tepër për përgatitjet e Partisë Demokratike për fushatën elektorale si dhe për situatën aktuale politike në vend, i ftuar në studion e Abc News ishte ish-deputeti Klevi Balliu.

Gjatë bisedës në studio Balliu ka treguar se fokusi i PD tashmë është që të “çlirojnë” Shqipërinë nga bandat dhe deputetët e korruptuar. Sipas tij, me ardhjen në pushtet, PD do të sjellë edhe shtetin ligjor.

“Bandat që sot janë në një bashkëpunim të thellë me qeverinë do shkojnë para drejtësisë bashkë me gjithë politikanët e korruptuar që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve me afera korruptive. Këtë do ta realizojmë duke kthyer shtetin ligjor.”

Sa i përket organizimit aktual brenda partisë Demokratike, Balliu shpjegon:

“Që nga dekriminalizimi i cili është kthyer në një formule kombëtare, i jep PD, mundësitë për përzgjedhjen e figurave me integritet, qoftë nga bota akademike, artistike etj. PD i ka të gjitha mundësitë për ta dhënë shembullin maksmial të këtyre vlerave. Për mos folur për frymën demokratike të ideuar… me planin e Bashës për seleksionimin e kandidatëve me propozim të bazës. Të pyetet baza, të pyeten qytetarët.”

Duke kritikuar qeverinë, Balliu u shpreh se situata aktualisht në vend nuk paraqitet e mirë ndërsa sipas tij kemi një klimë të tmerrshme ekonomike. Biznesi, sipas tij është i rrënuar.

“Më e lehtë është të hapësh një strip-club në Irak sesa një biznes në Shqipëri se të vinë tatimet direkt…”

Sa i përket deklaratave për një mandat të tretë nga ana e Ramës, Balliu thotë se “e duan për të vjedhur akoma më shumë. s.b/abcnews.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here