Presidenti Meta dekoron luftëtarët dhe patriotët më të shquar të Luftës së Vlorës

0
176

Në kuadër të përkujtimit të ngjarjes madhore historike të 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, Presidenti i Republikës, SH. Ilir Meta vlerësoi sot me Tituj të lartë Nderi, disa nga luftëtarët dhe komandantët e saj më të shquar.
Në ceremoninë solemne të zhvilluar në “Sheshin e Flamurit”, në prani të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministrit Edi Rama, autoriteteve vendore, deputetëve e përfaqësuesve të të gjitha forcave politike, si dhe të qindra qytetarëve vlonjatë e nga mbarë trevat shqiptare, Presidenti i Republikës çmoi (pas vdekjes) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”: Osman Haxhiu, Ahmet Lepenicën dhe Sali Vranishtin, ndërsa me Dekoratën “Nderi i Kombit” Halim Xhelon, Toto Hosin, Memo Bratin dhe Beqir Kaninën.

Me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Kryetari i Shtetit vlerësoi Ibrahim Abdullain, Abdurrahman Çirakun, Arshi Dalanin, Sheme Sadikun, Rustem Çepanin dhe Muharrem Rushitin.

Ndërsa Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Presidenti Meta ua akordoi Ahmet Mukës dhe Nuredin Aliut.

Me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” u vlerësua Halim Hamiti, Riza Kodheli, Xhem Misja, Zekije Krasta dhe Xhemal Shtylla (pas vdekjes).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here