Standard.al

FOTO/ Akon vendos gurin e parë të themelit në qytetin 6 miliardë dollarësh në Senegal

0

Hotele, Universitetet, spitale, qendra biznesi dhe argëtimi… Reperi i njohur, Akon vendosi gurin e parë të themelit në “Akon City” ditën e hënë më 31 gusht, qyteti modern që ai synon të ndërtojë në Senegal.

Ky projekt gjigant, me një kosto të vlerësuar prej 6 miliardë dollarësh, do të zbatohet  në fshatit e vogël Mbodiene, buzë Atlantikut, njëqind kilometra në jug të Dakar.

I njohur për hitin e tij “Beautiful”, këngëtari dhe producenti 47-vjeçar amerikano-senegalez dëshiron ta bëjë atë qëndrën më të vizituar në Afrikë.

Akon rrëfeu se ai u zhvendos me familjen e tij në shtetin amerikan të Neë Jersey-t në moshën 7-vjeçare, ndërsa shtoi se ka takuar shumë afro-amerikanë “që nuk e kuptonin vërtet kulturën e tyre”.

“Kështu që unë doja të ndërtoja një qytet ose një projekt si ky që afro-amerikanët të kenë një shtëpi kur të kthehen në vendin e origjinës. Ndërsa vini nga Amerika, Evropa ose kudo në diasporë dhe dëshironi të vizitoni Afrikën, ne duam që Senegali të jetë ndalesa juaj e parë.” tha Akon.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.