“Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit”, Balliu: Për Lleshajn është normale që ai që vrau e preu shqiptarët…

0
107

Ish deputeti i PD-se, Klevis Balliu permes nje postimi ne Facebook shprehet se Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit. “Për Lleshajn është normale që anëtarët e një organizatë politike kriminale si Sigurimi, që vrau e preu shqiptarët, të vijojnë në kushte të tjera, të vrasin e presin me qëllim vendosjen dhe përsosjen e diktaturës së Ramës”, shprehet Balliu.

Postimi i plotë

Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit. Vetë Lleshaj duke mbrojtur bashkëpunëtorin “Filtra” dhe oficerin e Sigurimit Loka, ndodhej sot në krah të një tjetër sigurimsi që është prefekti i Korçës Dhori Spirollari, që njihej me pseudonimin “Studiuesi”.

Muaj më parë, Lleshaj është njoftuar me shkresë zyrtare për këtë fakt nga autoritetet përgjegjëse, por ngaqë e ka shok ushtrie Dhorin, pëlqeu të heshtë më mirë.

Për Lleshajn është normale që anëtarët e një organizatë politike kriminale si Sigurimi, që vrau e preu shqiptarët, të vijojnë në kushte të tjera, të vrasin e presin me qëllim vendosjen dhe përsosjen e diktaturës së Ramës.

Fotografia e Klevis Balliu - Faqja Zyrtare
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here