Meta vlerëson me titullin e lartë arëbershin Giovanni Valenza: Figurë unike, ja pse hyri në historinë e Shqipërisë

0
113

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” arbëreshin Giovanni Valenza, me mirënjohje për besnikërinë ndaj gjakut të të parëve, bindjeve dhe parimeve të tij të larta morale, si shembull i patriotizmit, trimërisë dhe vetëmohimit për vlerat universale e të gjithëkohëshme njerëzore.

Mesazhi i Metës:

Arbëreshi Giovanni Valenza është përjetësuar në kujtesën e kombit shqiptar si një nga figurat e rëndësishme dhe unike në epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës. Ai hyri në historinë e Shqipërisë me aktin e pashembullt dhe heroik të braktisjes vullnetarisht të radhëve të ushtrisë pushtuese, për t’u bashkuar me kryengritësit shqiptarë rreth vlerave të Lirisë dhe Atdhedashurisë, në luftën ndaj së keqes.

Për kontributin e Tij të çmuar në Luftën e Vlorës, pata sot nderin ta vlerësoja me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me mirënjohje për besnikërinë ndaj gjakut të të parëve, bindjeve dhe parimeve të tij të larta morale, si shembull i patriotizmit, trimërisë dhe vetëmohimit për vlerat universale e të gjithëkohëshme njerëzore.

Po sot pata kënaqësinë të vlerësoja edhe dy figura të nderuara të Luftës së Vlorës, Dr.Ali Mihalin, mjekun e lindur në Prishtinën e dashur, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi çështjes shqiptare, duke u përfshirë në lëvizjen kombëtare në Vlorë si mjek i kryengritjeve, si edhe intelektualin e komandantin e një prej çetave më të spikatura në kësaj Lufte, Ali Spahiun, të lindur në Malind të Skraparit, vendlindjen e poetit tonë të madh Xhevair Spahiu.

Bashkimi i lebërve, toskëve, gegëve e të gjithë shqiptarëve në mbrojtjen e interesave kombëtare, integritetit territorial, Pavarësisë e Sovranitetit të Shqipërisë, të na udhëheqë për të kapërcyer çdo sfidë në rrugëtimin tonë si qytetarë të lirë drejt familjes europiane.??

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here