Mandat të 3-të?! Shehi: Deklaratat e Ramës, tallje e propagandë! Aq të degjeneruar ka brenda PS, sa…

0
143

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për mandatin e tretë qeverisës, duke thënë se s’ka opozitë të fortë përballë.

“Kjo është pjesë e propagandës, e fillimit të fushatës. I vetmi kundërshtar që ka Rama është kjo opozitë. Kaq e fortë ka qenë dhuna dhe kaq të pazotë, të korruptuar e të degjeneruar ka qenë PS brenda, saqë nuk ka prodhuar desidentë. Çdo kohë ka prodhuar desidentë të vetët, PD ka krijuar, unë jam njëri prej tyre, PS e Fatos Nanos kishte, e vetmja periudhë kur nuk ka brenda mazhorancës është kjo. Nuk është desident Bushati dhe më vjen keq për të, se mendoja se do të bëhej politikan, por mbeti nëpunës. PS përfundoi te dhuna e Ramës. Nuk shoh që brenda PS ka një grup desidentësh, nuk po them kundërshtarësh. Kështu që kjo që thotë Rama është tallje e madhe. Ne si opozitë s’kemi nevojë të dëgjojmë çfarë thotë Rama, duhet të bëjmë punën tonë mirë deri në fund”, tha Shehi.

Vendimi i Ramës për të marrë vetë drejtimin politik në Durrës, duke larguar Dakon… Si shihet kjo?
Asgjë fare, Rama e krijon vetë këtë, sikur heq të këqijtë e vë të mirët. Ju them shqiptarëve të mos merren me këto, Dako është ortak i Ramës, është më i mirë dhe më i ndershëm se Rama në hajdutllëkun e vet. Deri kur të vijnë zgjedhjet, Rama do heqë e do vë, s’ka qeverisje, është Rama vetë, heq ca gogla, ca gra që u plakën, e vë ca të tjera më të reja. Detyra jonë është t’iu themi shqiptarëve të mos merren me karagjozllëqet e Ramës, se nuk ja vlen fare.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në PD, si e shihni?
Kjo është një çështje e PD. Uroj të dalin personazhe të mira, por nuk gjykoj se është e mjaftueshme lista. Politika është një gjë e investuar, një gjë publike. Njerëzit që janë investuar, që e kanë bërë vetveten. Lista duhet të shërbente për mua, që të ofrojë personalitete jashtë politikës, pra mjeku më i mirë në Vlorë, inxhinieri më i mirë në Korçë, që i ofrohen PD, duhet të ishin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here