Është zbuluar identiteti i viktimës së aksidentit të ndodhur në mbrëmje në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë, ku një automjet përplasi për vdekje drejtuesin e një ciklomotori. Viktima sipas policisë është Renuart Peskura.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.