Aksident i rëndë në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë/ Makina përplas për vdekje drejtuesin e ciklomotorit

0
118

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në mbrëmje në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë, ku një mjet tip Nissan ka goditur një ciklomotor.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here