Kërpaçi: Sistemi arsimor është surprizë, të dalë çfarë të dalë

0
114

Edhe pse jemi vetëm 2 javë nga fillimi i vitit të ri shkollor (14 shtator), ka paqartësi nga nxënësit dhe prindërit për zhvillimin e këtij procesi. Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka publikuar 3 skenarët e zhvillimit të procesit, për ish-deputeten e LSI-së, Floida Kërpaçi ka ende shumë paqartësi si dhe pamundësi ekonomike nga nxënësit.

Në një intervistë për Ora News, ajo shprehet se sistemi arsimor është sistem surprizë, të dalë çfarë të dalë, duke sjellë si shembull dhe problematikën që maturantët hasën në provimet e maturës.

Kërpaçi: Në diskutimet tona me gjimnazistët por edhe me studentët vihet re se ata janë taë paqartë. Kjo ka filluar që në kohën kur u bë keqmenaxhimi i pandemisë ku nuk kishte asnjë përgjigje se si do të vijonte viti shkollor. Si pasojë e kësaj dashakeqësie, maturantët u përballën me një provim skandaloz të maturës që mund u kushtoi të ardhmen e tyre. Për tu mos u mjaftuar me kaq vazhdojmë me vitin e ri shkollor. Asnjë nuk ka një informacion se çfarë po ndodh. Informimi bëhet vetëm me një status që në këtë datë do të fillojë shkolla. Por a janë pyetur këto nxënës se si po e përballojnë këtë fillim të vitit shkollor se çfarë vështirësish kanë. Prindërit dhe nxënësit janë të shqetësuar se si do të ndahen në klasa, shumë shkolla janë prekur nga tërmeti dhe nga efektet e pandemisë. Këto janë gjëra që qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet t’i kishte planifikuar muaj më parë.

Kjo është qasja të dalë se çfarë të dalë. Kosto menaxhimi dhe financiare nuk janë parashikuar. Nëse një fëmijë studion tek Petro Nini por tashmë detyrohet të shkojë shumë larg shtëpisë së tij, kjo është kosto shtesë. Nëse flasim për protokollin e shëndetësisë, cilat janë masat. Duhej të shpërndaheshin maska falas. Fatkeqësisht ne në këtë situatë na ka rënë për pjesë një qeverisje që është e papërgjegjshme, kemi një brez të tërë që nuk e di se çfarë do ndodhë. Sistemi ynë arsimor sot është sistem surprizë, të dalë ku të dalë. Po për arsimin e lartë nuk dihet ende se çfarë do ndodhë. Auditoret janë të tejmbushur. Ku do gjenden hapësirat. Ngarkesa mësimore është shumë e madhe.

Një tjetër problematikë që parashtron Kërpaçi është mësimi online e cila erdhi me emergjencë në kushtet ku Shqipëria ishte e izoluar për shkak të pandemisë.

Ajo thotë se jo të gjithë nxënësit i kanë mundësitë materiale dhe ekonomike për të ndjekur mësimin dhe se qeveria ka shpenzuar një shumë prej 3.5 mln eurosh për pajisjen me tableta, por nuk janë shpërndarë.

Kërpaçi: Më pas kemi dhe problematikë mësimin online. Ne kemi propozuar përdorimin e një sistemi unik, jo një nxënës të bëjë mësimin e fizikës në Whatsapp dhe mësimin e kimisë në Viber. Është një kompleksitet shumë i madh dhe përballë saj është një grup shumë i madh që nuk dinë se çfarë po ndodh. Shumë nxënës nuk kanë se e çfarë ta ndjekin mësimin online, nuk kanë smartphone, tableta. Është shpenzuar 3.5 mln euro nga qeveria për tableta, por ku janë këto tableta. Këto lekë paguhen nga taksat tona. U premtua që në fund të vitit 2018 të gjitha shkollat do të ishin dixhitale por nuk i kemi. Nuk kemi asnjë mundësi. Duhet riparë buxheti i mësimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here