Standard.al

Falja e detit nga kryeministri/ Paskal Milo: Kërkesa e Metës për Ramën e drejtë! Ja çfarë ndodh nëse Shqipëria e Greqia nuk arrijnë marrëveshje

0

Historiani dhe politikani i njohur Paskal Milo ishte sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 për të folur për çështjen e detit dhe marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bashkë me të në studio ishte edhe zv/kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumnezi.

I pyetur pas reagimit të Presidentit Meta, që kërkonte informacione sot nga kryeministri Rama në lidhje me bisedën që kishte pasur me homologun grek, Milo tha se: “Presidenti është në të drejtën e tij për të kërkuar informacione. Kërkesa e tij për kryeministrin është e saktë, por unë besoj që deri tani s’ka veprime konkrete negociauese mes dy vendeve. Mund të ketë një telefonatë, një bisedë por jo veprime që cojnë në përfundimin e marrëveshjes.

Milo sqaroi ndër të tjera edhe çfarë ndodh në rast se dy qeveritë nuk arrijnë në një marrëveshje për detin.

“Kemi një Konventë bazë të së Drejtës Ndërkombëtare, të zbatohet sipas kushteve konkrete të dy vendeve tona. Kur ndërhyn politika dhe nxitohet të ketë rezultat në dëm të interesit kombëtar atëherë situata ndryshon. Ky gabim u bë njëherë në 2009, do ishte fatale po të ndodhte sërish. Shqipëria duhet të rikompozojnë grupin negociator, ka rëndësi të madhe.

Nuk besoj që qeveria aktuale bën veprime që cënojnë interesin kombëtar, edhe nëse do ketë kundërshti mes palëve ka arbitra ndërkombëtar që kur dy qeveri nuk merren vesh e zgjidhin, ka arbitrazh ndërkombëtar. Ky është instrument që përdoret, urojmë të mos arrijmë deri aty. Por në rast se dy qeveritë nuk bien dakord, mund të shkohet deri aty”,- shtoi ai.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.