Raporti i Glogal Initiative/ Reagon Silva Caka: Shqiptarët nuk po dëmtohen më nga ”armiqtë” e jashtëm, por nga ai që duhet të mbronte interesat e tyre

0
82

Silva Caka, ish-deputete e LSI, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me raportin e Glogal Initiative, ku Shqipëria përshkruhet si një lavatriçe e madhe për pastrimin e parave.

Caka shprehet se “Rilindja mendon vetëm për pastrim parash dhe korrupsion. Interesat e Shqipërisë e shqiptarëve nuk po dëmtohen më nga ”armiqtë” e jashtëm, por nga ai që duhet të mbronte interesat e tyre. Armiku i brendshëm është edhe më i rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Armiku fle, Rilindja mendon për pastrim parash dhe korrupsion!

Ndër vite shqiptarët kanë përdorur një shprehje frazeologjike ”Lumi fle, armiku nuk fle”, sipas të cilës vigjilenca ndaj veprimeve të armikut/hasmit nuk duhej ulur, pasi ky i fundit ditë e natë mendonte vetëm e vetëm si të dëmtonte e cënonte Shqipërinë e shqiptarët.

Mirëpo prej disa vitesh, interesat e Shqipërisë e shqiptarëve nuk po dëmtohen më nga ”armiqtë” e jashtëm, por nga ai që duhet të mbronte interesat e tyre. Armiku i brendshëm është edhe më i rrezikshëm… Armiku më I madh I shqiptarëve sot është Edi Rama dhe gjithë sekti I tij i Rilindjes, përfshirë ministra, deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë, përfaqësues politikë të çdo niveli dhe bandat kriminale në shërbim të pushtetit.

Rilindja nuk fle; Rilindja vetëm vjedh, plaçkit, djeg e vret!

Raporti I fundit nga Global Initiative, I cili ka studiuar qarkullimin e parasë së pistë në Shqipëri (origjinën, destinacionin, përdorimin, transferimin etj.), jep të dhëna tronditëse.

Sipas raportit:

1. 40% e ekonomisë shqiptare është informale dhe 22% e kësaj ekonime informale, është kriminale; pra, pothuaj gjysma e parasë që qarkullon në Shqipëri, gjenerohet nga aktivitete të paligjshme, të fshehta dhe kriminale.
2. 30% e vlerës së çdo kontrate të tenderave publikë, shkon në xhepat e zyrtarëve të korruptuar të Rilindjes, duke bërë që cilësia e shërbimeve të tenderuara, të ulët ndjeshëm.
3. 50% e shqiptarëve paguajnë ryshfet, për të marrë shërbimet që iu takojnë me ligj, sepse Rilindja t’a mohon edhe këtë të fundit, nëse nuk paguan.

Sekti djallëzor i Rilindjes nuk fle; ai mendon vetëm si të varfërojë më shumë shqiptarët, si t’i vjedhë, si t’i shpopullojë e t’i largojë nga vendi i tyre. E kur ditët e fundit po I afrojnë, Rilindja po bëhet edhe më agresive dhe duhet ndalur me çdo kusht.

Shqipëria nuk i përket Rilindjes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here