Firmat që ndërtuan në Tiranë nuk justifikojnë burimet financiare/ Pollo: Koha për ndryshim, një orë e më parë

0
165

Ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat, Genc Pollo shprehet se tanimë është koha për ndryshim, teksa komenton një raport të “Global Initiative”.

Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shprehet:

“Shqipëria: 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare; U pastruan 1.6 mld euro në tre vjet” konkludon raporti i Global Initiative.

Filloi fiks një vit mbas gjithë-kanabizimit nga dyshja Rama-Tahiri. U denoncua sitematikisht nga opozita. Shkak për gjendjen mizerabël të ekonomisë e biznesit (përveç keqqeverisjes, supertaksave, korrupsionit por edhe tërmetit dhe epidemisë) Kudo ku është futur paraja e pistë është dëmtuar normaliteti i sipërmarrjes dhe janë pasuruar një grusht banditësh e oligarkësh. Për të tjerët mbeti varfërimi dhe emigrimi.

Prandaj koha për ndryshim! Një orë e më parë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here