Shtypi shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur…

0
141

Gazetari dhe zyrtari komunal i Gjakovës Kastriot Shehdadi është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e partisë Alternativa në Gjakovë, që vdekjen e Shehdadit e ka cilësuar një humbje të madhe për gazetarinë dhe komunën e Gjakovës.

Shkaqet e vdekjes se Kastriot Shehdadit nuk janë bërë të ditura, ndërsa për të ndjerin kanë shkruar dedikime edhe shumë persona që e njohën.

Kësaj radhe na tronditi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe zyrtarit komunal Kastriot Shehdadi. Me Kastriotin bashkëpunuam për gjatë 4 viteve të qeverisjes në Gjakovë. Për Kastriotin nuk kishte rëndësi partia politike, ose kush e ka pushtetin. Ai gjithmonë përpiqej të ishte në krye të detyrës, ku me qetësinë që e karakterizonte dhe me aftësitë profesionale përmbushte përgjegjësinë që kishte.

“Kastrioti adhuronte fjalën e lirë, e mbi të gjitha fjalën e shkruar shqip. Kastrioti pasuronte paraqitjet publike dhe zyrtare, me fjalime, lajme dhe njohuri të shumta që kishte. Humbja e Kastriotit është humbje për gazetarinë, zyrën për Informim të Komunës së Gjakovës dhe mbarë Gjakovën. Ngushëllime të sinqerta familjes Shehdadi, miqëve dhe bashkëpuntorëve”, shkruhet në njoftimin e partisë alternativa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here