Pas krahëve luajnë serbët, Artan Hoxha nxjerr shallin e Kosovës në stadium…

0
136

Gazetari Artan Hoxha ka ndjekur në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e sotme Tirana-Crvena Zvezda, e cila përfundoi me rezultatin 0-1.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale gazetari ka nxjerrë shallin me flamurin e Kosovës, ndërsa pas krahëve të tij luanin serbët.

“Një komb, një gjuhë, një flamur”, shkruan gazetari, ndërsa shton më tej se beson që nuk është një provokim mesazhi i tij.

Postimi i Artan Hoxhës:

Nje pershendetje nga Stadiumi “Arena Kombetare, per te gjithe bashkekombasit tane, shqiptare te Kosoves, gjate ndeshjes per Champions League, Tirana-Crvena Zvezda…

Nje KOMB, nje GJUHE, nje FLAMUR…

Besoj nuk eshte nje provokacija…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here