Mjeku Osmënaj nuk pret valë të dytë: Jemi në bishtin e pandemisë, nuk rekomandoj vaksinën për gripin…

0
104

Edhe pse ditë pas ditë Ministria e Shëndetësisë raporton shifra treshifrore të reasteve të reja me Covid 19, radiologu Renato Osmënaj është optimist se jemi në fundin e pandemisë.

“Jam optimist se pavarësisht karantinës së zgjatur që kaloi vendi jemi diku në bishtin e epidemisë. Shifra 153 edhe pse mund t’ju duket e lartë është në ulje sepse po llogariten dhe testimet në spitalet private.Ka ulje edhe të të sëmurëve rëndë”.

Ndaj ai përjashton edhe një Valë të dytë në vjeshtë.

“Është përzierje e fundit të valës së dytë me bishtin, vala e parë ka qenë java e fundit të janarit me 5600 të sëmurë në ditë. Në mars ishte vala e dytë, u ndërpre nga karantina thikë. Tani është bishti i përzierë me fundin e valës së dytë. Jemi shumë afër arritjes së imunitetit të tufës, po ecim paralel me Bergamon”.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se virusi është mbivlerësuar më shumë se duhet.

“I keni dhënë gradat e një Gjenerali një Kapteri, COVID 19 është një sëmundje virale. Kemi ngritur duart shpesh herë pa arsye përballë tij.Një mirëmenaxhim i situatës nga strukturat epidemiologjike dhe sistemi shëndetësor do të bënin që kjo copëz e mbetur e kësaj pandemie dhe në Shqipëri të kalohej lehtë”.

Për menaxhimin e situatës është kritik me shtetin dhe falenderues ndaj bluzave të bardha.

“Mirëmenaxhimi i pandemisë në Shqipëri sot u ka mbetur strukturave shëndetësore që fatmirësisht i kanë kaluar caqet e bamirësisë në raport me të sëmurët dhe janë në krye kudo në çdo cep të Shqipërisë. Sot kemi një strukturë shtetërore të dëshpëruar por kemi një strukturë shëndetësore të ngritur në këmbë që trajton të sëmurë, ditur pa ditur se ku janë, sesi janë, duke i ndihmuar dhe duke u dhënë shpresë dhe jetë. Kam sugjeruar rikthimin fuqishëm të mjekut të familjes”.

Radiologu Renato Osmënaj në studion e Rtv Ora

Së fundmi një debat në distancë ka pasur edhe mbi rolin e skanerit në identifikimin e virusit. Kreu i Urgjencës Skënder Brataj ka bërë thirrje të mos bëhet skaner pasi sipas tij personat që e bëjnë mund të rrezikojnë tu shfaqet leuçemia.

“Të parët e kanë rekomnduar specialistët kinezë. Brataj së pari duhet të paraqesë një dëshmi nga Urdhri i Mjekut se çfarë profesioni ushtron. Nuk merrem me njerëz nën nivelin tim se bie nën nivelin e tyre.Nëse skaneri rrezikon duhet të presim një muaj për ata që kanë kryer skander 10 vjet më parë për arsye të tjera të shohim sa leuçemi do të ketë. Është panik i kotë. Skaneri diagnostikon dhe parashikon se çfarë do të ndodhë me të sëmurin. Menaxhimi i të sëmurëve në fillimin e sëmundjes së tyre duhet bërë në mënyrë të hapur. Duhet të qëndrojnë të izoluar nga të tjerët por në ambjent të ajrosur.Nëse të sëmurit u thuhet mbyll dyer e dritare ai do të shkojë keq. Duhet të rrijë pa maskë”.

Ndërsa maska është bërë e detyrueshme në ambjente të mbyllura, mjeku thotë se zgjidhja është ventilimi dhe ajrimi i këtyre ambjenteve.

“Kjo duhet të ishte dhe në spitale por fatkeqësisht falë sjelljes shembullore të politikanëve që kemi ne nuk disponojmë asnjë spital me ajër spitalor apo dhoma me presion negativ për të mbajtur të sëmurët. Në katin e fundit të Infektivit  ndodh ajo që nuk duhet të ndodhë në asnjë spital, qoftë dhe në Afrikë. Kam stërkërkuar, një doktoreshë te ju kërkoi të kishte ambjente të tilla. Ajo nuk zgjidhet me nismë private se është e shtrenjtë. Një spital Infektiv duhet të jetë me presion negativ dhe temperaturë stabël të ambientit, nuk e kemi.

Maska vlen në ambiente të mbyllura me kohë të shkurtër.Ndërsa te grumbullimet e të njëjtëve njerëz në mënyrë të përditësuar maska nuk ka asnjë efekt mbrojtës.E vetmja metodë mbrojtëse janë kostumet e kamuflazhit të izoluara me bombola të personalizuara.Asnjë masë tjetër nuk është % e sigurt”.

Duke folur rreth shqetësimeve të qytetarëve për abuzim  me çmimet e testeve për Covid në spitalet private, ai ka një lutje.

“U lutem institucioneve private të jenë sa më pak abuzivë.Po të kishim shtet do të kishin ndërhyrë. Dëgjoj shifra të trishta, 260 mijë lekë një skaner për mushkëritë, diku 500 mijë lekë. Të bëjnë “pazare” të vogla”.

Lidhur me trajtimin e të sëmurëve me plazmë shprehet se nuk ka besim pavarësisht se në raste të pashpresa mund të përdoret.

Mjeku Osmënaj kundërshtoi edhe nismën e qeverisë për të vaksinuar të gjithë popullësinë për gripin e thjeshtë.

“Duan të vaksinojnë popullësinë për gripin e thjeshtë.Nuk i rekomandoj askujt të kryejë vaksinim për gripin sakohë që nuk ka të dhëna që këto viruse nuk replikojnë me njëri-tjetrin. Fatalitetet e Lombardisë ka dyshime se kanë ardhur si pasojë e hipervaksinimit për sëmundje të tjera”.

Ndërsa lidhur me hapjen e shkollave mjeku thotë se deri në klasën e 9 shkollat duhet të hapen lirisht pa asnjë masë mbrojtëse.

“Duhet të përballemi me koronën.Fëmijët tanë duhet të jetojnë të lirë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here