Koronavirusi/ Më në fund OBSH jep një lajm të mirë: Pandemia po ngadalësohet në botë…

0
114

Pas muajsh të tërë debatesh në lidhje me pandeminë e koronavirusit, për shkak dhe të mungesës së informacionit në lidhje me virusin e ri, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep më në fund një lajm të mirë.

“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet nëpër botë”. Në këtë konkluzion ka arritur OBSH duke krahasuar të dhënat e rasteve të reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.

Sipas të dhënave, situata paraqitet më e përmirësuar sidomos në kontinentin amerikan. Shifrat tregojnë se nga 17-23 gushti janë regjistruar 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.

Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.

Aktualisht ka arritur në thuajse 24 milionë numri i të infektuarve. Prej tyre 16.5 milionë janë shëruar. Por rreth 820 mijë kanë humbur jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here