“Fajin e ka Ismail Qemali”/ Vasili: Në 100 vjet të gjitha qeveritë ‘dështuan me turp’ që ta hedhin shtetin në greminë, Rama beson se do ja dalë…

0
117

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama sa i përket qeverisjes së tij dhe qeverive paraardhëse. Vasili thotë se Rama po robtohet të hedhe, shkelë dhe plackitë deri në fund shtetin shqiptar, por ne greminë nuk kanë arritur dot ta hedhin të gjitha qeveritë e mëparshme në 100 vite.

Postimi i plotë

 

Fajin e ka Ismail Qemali!

Dikush ne media fajin per vuajtjet, qe po “heq” Edi Rama i coi deri tek Adil Çarçani.

Mu duk vertet nje padrejtesi shume e madhe kjo, qe i behet “qellimisht” Edit duke i ngrene 30 e ca vjet pergjegjesi qe fillojne nga viti 1912.

Edi Rama ne menyre titanike po perballet me fajin me shume se 100 vjecar, qe fillon qe nga Ismail Qemali.

Edhe venia e portretit te Ismail Qemalit nga Edi Rama dhe heqja e portretit te presidentit ne vitin 2013 ishte “shume i drejte” sepse fiksoi fajin 100 vjecar, qe Ed i Madherishem ishte thirrur nga historia qe ta ndreqte.

Bellorusia po i merr kohe kot Edit te Madherishem sa ta zgjidhe edhe ate, por po te ishte me i mençur mund ta zgjidhte shume thjeshte me nje rrokade prej “zorzopësh” dhe Lukashenkon e sillte ketu dhe vetë shkonte bente zap Bjelloruset.

Ismail Qemali dhe qeveria e tij kurrsesi nuk mund te perjashtohet nga pergjegjesia per “taksiratet”, qe po heq Edi per te ndrequr.

Ne 100 vjet te gjitha qeverite “deshtuan me turp” qe ta hedhin shtetin ne gremine, ndersa Edi i Madherishem po robtohet, qe ta hedhe, ta shkele dhe ta plaçkite deti ne fund shtetin dhe Edi beson se do ja dale….!?

Sot po ndalemi deri tek Ismail Qemali.

Ndaj Ismail Bej mbaj pergjegjesite e tua!

Edhe ju kolege te medias boll ja hengret meritat Edit dhe shkurtoni vitet e fajit te te tjereve, qe Ed titani po ndreq e po i ben per dreq!

Sa per fajin e Perandorise Osmane qe ka qene perpara Ismail Qemalit edhe ate do ta trajtojme patjeter nje dite tjeter….!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here