Standard.al

Zv/ Presidenti i KE telefonon Lavrovin, mbështet propozimin e OSBE për dialog në Bjellorusi

0

Zv/ Presidenti i Komisionit Europian, Joseph Borrell ka telefonuar ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me situatën në Bjellorusi. Borrell ka mbështetur propozimin e OSBE për dialog teksa ka theksuar se duhet zgjidhje paqësore.

Në fakt Rusia është dakord që OSBE të ndërmjetësojë dialogun në Bjellorusi, teksa është Presidenti Lukashenko i cili ngurron.

Për zgjidhjen ka dhënë garanci Borrell, i cili qartësoi Lavrovin se nuk do të cënohet soveraniteti dhe pavarësia e Bjellorusisë, por vendimi do u lihet vetë bjellorusëve. BE kërkon vetëm zgjidhje paqësore.

Kohët e fundit, pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi opozita doli në protestë pasi Lukashenko shpalli fitoren me 80% të votave. BE nuk njohu zgjedhjet teksa opozita bjelloruse pretendon se rezultati u manipulua.

 

https://eeas.europa.eu/headquarters/headquarters-homepage/84311/russia-high-representativevice-president-josep-borrell-spoke-foreign-minister-sergey-lavrov_en

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.