Standard.al

‘Studentët të braktisur nga qeveria’/ Këlliçi: Me Bashën kryeministër, do frenojmë emigrimin masiv të trurit

0

Pak para fillimit të vitit të ri shkollor dhe akademik, qeveria ka hequr dorë nga maturantët dhe studentët, duke i braktisur dhe harruar plotësisht, sipas kreut të FRPD Belind Këlliçi. Në një postim në Facebook, Këlliçi shprehet se rinia është lënë në harresë të plotë nga Edi Rama dhe kabineti i tij, ndërkohë që duhej të ishte çështje prioritare për të ardhmen e vendit.

Postim i plotë i Belind Këlliçit:

Maturantët dhe studentët sot janë të zhgënjyer e të braktisur nga qeveria. Rinia është lënë në harresë të plotë nga Edi Rama dhe kabineti i tij, ndërkohë që duhej të ishte çështje prioritare për të ardhmen e vendit.

Me Lulzim Bashën kryeministër, vëmendja më e madhe do i kushtohet të rinjve, arsimit, studentëve dhe nxënësve, profesionistëve të rinj, atyre që janë harruar prej kohësh dhe që vërtet meritojnë vëmendje maksimale. Së bashku me strukturën tonë të studentëve, GRUD, dhe atë të gjimnazeve, ne do të bëjmë të mundur një koordinim dhe një plan konkret për t’i rikthyer shpresën studentëve, të rinjve dhe për të frenuar emigrimin masiv të trurit.

#DekadaERinisë #DitëMëTëMira

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.