Mos kujtoni se do ju marrin me dhunë për të bërë vaksinën, do shkoni vetë!

0
141

Nga Dritan Kanapari

 

Për punonjësit që nuk pranojnë të bëjnë vaksínën për Covid, punëdhënësit kërkojnë të drejtën të pushojnë nga puna.

Ashtu sikurse tashmë është hapur debati i madh se përvecc sigurimit të vaksinës anti-covid,. Një sfidë tjetër do jetë të bindet e gjithë popullata për t’u vaksinuar, vende të ndryshme po planifikojnë një sërë variantesh.

Në Australi, pronarët e bizneseve të vogla po bëjnë presion në shtet dhe po kërkojnë të drejtën për të pushuar nga puna punonjësit që refuzojnë të bëjnë një vaksinë për COVID-19. Normalisht flitet për momentin kur vaksina do jetë nxjerrë në treg dhe bëhet fjalë për Australinë.

Kryeministri Scott Morrison këtë javë njoftoi se qeveria kishte nënshkruar një memorandum me kompaninë farmaceutike AstraZeneca Australia për të siguruar kandidatin premtues për vaksinat e Universitetit Oxford.

Qeveria shpreson që vaksina e koronavirusit të arrijë në Australi deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe dëshiron që 95 përqind e njerëzve ta bëjnë atë.Morrison tha se vaksina do ishte mirë të ishte me detyrim por se një gjë e tillë nuk është e lehtë për tu arritur.

Këshilli i Organizatave të Bizneseve të Vogla që prej atëherë ka propozuar ndryshime në ligj që do t’u japin punëdhënësve fuqinë për të pushuar nga puna punëtorët që refuzojnë bllokimin. “Nëse një prej punonjësve të stafit tim thotë, jo, jam s’e bëj vaksinën, atëherë do më duhet t’i them, më vjen keq por je rrezik për biznesin tim”, tha CEO i Këshillit, Peter Strong, për 7 News.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here